Panele Fotovoltaike
PFA Sh.p.k
Konsulencë | Furnizim | Instalim | Mirëmbajtje
Panele Fotovoltaike
Panele Fotovoltaike – PFA Sh.p.k është një nga kompanite më të mëdha në tregun shqiptar të sistemeve fotovoltaik që nga themelimi i saj në vitin 2014. Me një përkushtim të palëkundur ndaj cilësisë, inovacionit dhe kënaqësisë së klientëve, PFA Sh.p.k ka vendosur veten si një partner i besuar në fushen e panele fotovoltaik.
PFA – Panele Fotovoltaike Albania Sh.p.k ushtron aktivitetin e saj në qytetin e Tiranës nëpermjet pikës së shitjes dhe magazinimit. Kompania jonë ka kapacitet të plote të mbulojë të gjithë territorin shqiptar. E fokusuar vazhdimisht në zgjidhjet teknologjike, marrëdhëniet e gjata me klientët dhe duke zgjeruar gamën e produkteve tona. PFA Sh.p.k ka kapacitet të trajtojë çdo projekt pavarësisht madhësisë, duke siguruar kështu ekspertizën më të mirë të projektimit dhe zbatimit dhe instalimit te impianteve fotovoltaike. Partnerët tanë, ata me të cilët bashkëpunojmë dhe besojnë në punën tonë. Ata që ndihmojnë të ecim përpara me sfida dhe projekte të reja.
3 tipologjitë e paneleve fotovoltaike
Panele fotovoltaik të integruar në rrjet
ONGRID
Sisteme të integruara me rrjetin elektrik egzistues. Ky instalim është i vlefshëm për klientë që deshirojnë të eleminojnë ose minimizojne faturat e energjisë elektrike. Shumë kliente po zgjedhin Panele Diellore Fotovoltaike Ongrid pasi kanë një shans për të perfituar energjinë e tepërt që prodhon sistemi i tyre dhe për të kursyer në faturat e tyre të energjisë elektrike.
Sisteme fotovoltaike të shkëputur nga rrjeti
OFFGRID
Sistemi me bateri eshte teresisht i shkeputur nga rrjeti. Sistemi OFFGRID eshte i vlefshem per kliente ku energjia elektrike mungon ose ka shkeputje. Sistemet e energjisë diellore jashtë rrjetit ose sistemet Off- Grid janë më shpesh të përdorura për të fuqizuar pajisjet të ndryshme në ambjente të ndryshem, kabina, pajisje në ferma, sistemet e telekomunikacionit, semaforët ose edhe ndriçimin publik.
Panele Fotovoltaike Sistem Hibrid
HIBRID
Sisteme të lidhura me rrjetin elektrik & me bateri si rezerve në rast shkëputjes të energjisë. I vlefshëm për kliente ku energjia elektrike nuk përmbush nevojat.
Produktet tona
Pasqyra
Pasqyrat solare për prodhimin e energjisë, monokristaline, polikristaline. Garanci 25 Vite.
Invertera
Inverter per impjantet fotovoltaike të të gjitha kapaciteteve nga kompanite lider në tregun botëror.
Bateri
Bateri me xhel dhe Lithium për sistemet fotovoltaike të tipologjisë hibrid dhe off grid.
Aksesorë
Aksesorë dhe Materiale ndihmëse për instalimin e impianteve fotovoltaike.
Struktura
Struktura mbajtëse alumini të çertifikuara, rezistente ndaj faktorëve atmosferike.
Shërbimet tona
Konsulencë
Panele Fotovoltaike Albania Sh.p.k ofron konsulencë falas duke pergatitur një projekt i cili iu pershtatet nevojave tuaja specifike. Stafi jonë është i specializuar është gjithmonë gati për të ofruar konsulence për ata që janë duke e menduar për të investuar ne sistemet e paneleve fotovoltaike! Pasi të kemi informacionin e nevojshëm, do ju prezantojmë me ofertën më të mirë & mundësitë e financimit për instalimin e paneleve fotovoltaike.
Instalim dhe konfigurim
PFA Sh.p.k ka eshte e përbërë nga elektriçistë dhe instalatorë me përvojë të cilët janë trajnuar në montimin dhe instalimin e paneleve fotovoltaike. Një pjesë e rëndësishme e projektit është edhe konfigurimi i sistemit sipas parametrave të duhur. PFA Sh.p.k kryen kontrolle teknike të impianteve fotovoltaike të cilat përfshijnë kontrollin e lidhjes së kabujve, kontroll të paneleve diellore dhe inspektim të inverterit për probleme të mundshme.
Mirëmbajtje periodike
Pastrim dhe inspektim periodik i impiantit tuaj me paisje profesionale dhe specifike për impiantet fotovoltaike. Për një jetëgjatësi të paneleve fotovoltaike është mjaft e domosdoshme edhe mirëmbajtja e tyre! Kompania jonë kryen kontrolle teknike të paneleve fotovoltaike të cilat përfshijnë kontrollin e lidhjes së kabujve, kontrollin e pasqyrave diellore dhe inspektimin e inverterit për probleme të mundshme.
Ku mund të instalohen panelet fotovoltaike
Panele fotovoltaike Rezidenciale
Panelet fotovoltaike gjejne perdorim ne apartamente dhe shtepi private (vila). Sistemet fotovoltaike mund të instalohen në çati, tarraca, ballkone, toka, fasada, çati dhe garazhe. Kryesisht në çdo sipërfaqe, mundësisht me pamje nga jugu. Vitet e fundit numri i familjeve që kanë zgjedhur të instalojnë fotovoltaikë është rritur ndjeshëm dhe falë stimujve shtetërorë tashmë është bërë e mundur që çdokush të pajis shtëpinë e tij me një sistem fotovoltaik. Lexo me shumë
Panele fotovoltaike për Biznese
Çatitë e ndërtesave komerciale, magazinave dhe kapanoneve përfaqësojnë një potencial të madh për prodhimin e energjisë diellore, një zgjedhje e përshtatshme veçanërisht kur kostot e energjisë elektrike ndikojnë ndjeshëm në bilancin e kompanisë. Instalimi i një sistemi fotovoltaik në shërbim të një kompanie ka shume përparësi. Falë fotovoltaikëve, është e mundur të shfrytëzohen zona të papërdorura si çatitë, parkingjet dhe toka. Lexo me shumë
FAQ
FAQ – Pyetjet më të zakonshme rreth paneleve fotovoltaike
Shqipëria vlerësohet nga ekspertët si një nga vendet më të favorshme në Europë për prodhimin e energjisë elektrike nga panelet diellore. Por vendi aktualisht prodhon rreth 1% të energjisë nga dielli, ndërsa pjesa tjetër e nevojave sigurohet nga hidrocentralet dhe importi.
Në fakt, panelet fotovoltaike janë thelbësore për kalimin në një sistem energjie më të pastër dhe më të qëndrueshëm, duke reduktuar ndikimin mjedisor, duke promovuar pavarësinë energjetike dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik.
Panelet fotovoltaike mund të montohen në vende të ndryshme për të shfrytëzuar energjinë diellore në mënyrë efikase. Zgjedhja e vendndodhjes së montimit varet nga faktorë të tillë si hapësira e disponueshme, ekspozimi ndaj dritës së diellit dhe qëllimi i instalimit. Por vëndet më të zakonshme për montimin e paneleve fotovoltaike janë në çati dhe në tokë.
Sasia e parave të kursyera nga përdorimi i paneleve fotovoltaike varet nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë madhësinë e instalimit diellor, kushtet lokale të dritës së diellit, modelet e konsumit të energjisë dhe koston e energjisë elektrike në zonën tuaj. Këtu janë disa faktorë që duhen marrë parasysh kur vlerësoni kursimet e mundshme.
Një panel me efiçiencë më të lartë do të prodhojë më shumë energji elektrike, për të njëjten sipërfaqe në një vend të caktuar. Efiçienca e panelit është në proporcion të drejtë me energjinë elektrike të prodhuar prej tij. Panelet elektrike që janë duke u instaluar aktualisht në Shqipëri kanë një efiçiencë prej 18% deri 20.5%.
Kostoja e instalimit të paneleve fotovoltaike (PV) mund të ndryshojë gjerësisht bazuar në disa faktorë, duke përfshirë madhësinë dhe llojin e sistemit, vendndodhjen, kostot lokale të punës dhe materialeve, si dhe çdo komponent ose veçori shtesë.
Mirëmbajtja e paneleve fotovoltaike (PV) është relativisht e thjeshtë dhe kujdesi i duhur mund të sigurojë jetëgjatësinë dhe performancën optimale të instalimit diellor. Këtu janë aspektet kryesore të mirëmbajtjes së paneleve fotovoltaike: Pastrimi i rregullt, Monitorimi i performancës, Inspektimi për dëmtime, Kontrolli për hijezim, Inspektimi i instalimeve elektrike dhe lidhjeve, Mirëmbajtja e inverterit.
Projekte të realizuara me sukses
Mbetemi gjithmonë në kërkim të zgjidhjeve inovative, duke marë përsiper kërkesat më unike tuajat, dhe duke ofruar zgjidhjen alternative për projektet tuaja.
Partnerët tanë
Ata me të cilët bashkëpunojmë dhe besojnë në punën tonë. Ata që na ndihmojnë të ecim përpara me sfida dhe projekte të reja.