Enpi – Panele Fotovoltaike

Konsulencë | Furnizim | Instalim | Mirëmbajtje

Panele Fotovoltaike

Panele Fotovoltaike – ENPI sh.p.k është një nga kompanite më të mëdha në tregun shqiptar të sistemeve fotovoltaik që nga themelimi i saj në vitin 2001. Me një përkushtim të palëkundur ndaj cilësisë, inovacionit dhe kënaqësisë së klientëve. ENPI sh.p.k ka vendosur veten si një partner i besuar në fushen e panele fotovoltaik.

Panele Fotovoltaike ENPI sh.p.k ushtron aktivitetin e saj në qytetin e Tiranës nëpermjet pikës së shitjes dhe magazinimit. Kompania jonë ka kapacitet të plote të mbulojë të gjithë territorin shqiptar. E fokusuar vazhdimisht në zgjidhjet teknologjike, marrëdhëniet e gjata me klientët dhe duke zgjeruar gamën e produkteve tona. ENPI sh.p.k ka kapacitet të trajtojë çdo projekt pavarësisht madhësisë, duke siguruar kështu ekspertizën më të mirë të projektimit dhe zbatimit dhe instalimit te impianteve fotovoltaike. Partnerët tanë, ata me të cilët bashkëpunojmë dhe besojnë në punën tonë. Ata që ndihmojnë të ecim përpara me sfida dhe projekte të reja.

3 tipologjitë e paneleve fotovoltaike

Panele fotovoltaik për projekte rezidenciale

Panelet fotovoltaike janë një zgjidhje efikase për prodhimin e energjisë elektrike në projekte rezidenciale. Ato shfrytëzojnë energjinë diellore për të ulur kostot mujore të energjisë dhe për të rritur pavarësinë energjetike të banesës. Instalimi i tyre kontribuon në mbrojtjen e mjedisit duke reduktuar emetimet e karbonit. Gjithashtu ky investim në panelet fotovoltaike rrit vlerën e pronës dhe përfitimet afatgjata financiare.

Sisteme fotovoltaike për projekte komerciale

Sistemet fotovoltaike për projekte komerciale ofrojnë zgjidhje të qëndrueshme për furnizimin me energji elektrike në biznese dhe industri. Ato ndihmojnë në uljen e kostove operative dhe rrisin efikasitetin energjetik të ndërmarrjes. Implementimi i këtyre sistemeve përmirëson imazhin e kompanisë si një biznes i përgjegjshëm ndaj mjedisit. Investimi në energji diellore siguron stabilitet financiar.

Panele Fotovoltaike për vendosje në tokë

Panelet fotovoltaike për vendosje në tokë janë një zgjidhje ideale për hapësira të mëdha dhe projekte me kapacitet të lartë prodhimi energjie. Ato lejojnë orientim optimal ndaj diellit, duke rritur efikasitetin dhe performancën e sistemit. Instalimi në tokë mundëson mirëmbajtje më të lehtë dhe fleksibilitet në zgjerimin e kapacitetit në të ardhmen. Zgjidhje është e përshtatshme si për përdorim rezidencial ashtu edhe për aplikime komerciale dhe industriale.

Produktet tona

Pasqyra

pasqyra

Pasqyrat solare për prodhimin e energjisë, monokristaline, polikristaline. Garanci 25 Vite.

Invertera

Invertera

Inverter per impjantet fotovoltaike të të gjitha kapaciteteve nga kompanite lider në tregun botëror.

Bateri

bateri

Bateri me xhel dhe Lithium për sistemet fotovoltaike të tipologjisë hibrid dhe off grid.

Aksesorë

materiale dhe aksesore

Aksesorë dhe Materiale ndihmëse për instalimin e impianteve fotovoltaike.

Struktura

struktura mbajtese

Struktura mbajtëse alumini të çertifikuara, rezistente ndaj faktorëve atmosferike.

Fusha të ekspertizës


Nënstacione AIS dhe GIS
Mullinj të erës
Termocentrale

Linja ajrore dhe kabllore
Impiante fotovoltaike
Impiante të gazit natyror

Objekte industrial
Hidrocentrale (HEC)
Impiante të biomasës

Elektrifikim hekurudhash
Spitale
Aeroporte

Gamë e gjerë produktesh për cdo nevojë tuajën


Gjeneratore me nafte
Pajisje për Stabilizimin dhe Furnizimin me Energji
Izolatore
Siguresa
Ndares 12Kv – 36Kv
Ndares me hapje ne qender (Center Break)
Shkarkues
Celes (Circuit breaker) me gaz
Transformatore
Aksesore per kabllo (Tension i ulet)
Aksesore per kabllo (Tension i mesem dhe i larte)
Konstruksione metalike te zinkuara
Pajisje dhe aksesore per linja fuqie transmetimi
Çela

Panele Fotovoltaike


Konsulencë

Konsulence per panele fotovoltaike ne Shqiperi

Panele Fotovoltaike – ENPI sh.p.k ofron konsulencë falas duke pergatitur një projekt i cili iu pershtatet nevojave tuaja specifike. Stafi jonë është i specializuar është gjithmonë gati për të ofruar konsulence për ata që janë duke e menduar për të investuar ne sistemet e paneleve fotovoltaike! Pasi të kemi informacionin e nevojshëm, do ju prezantojmë me ofertën më të mirë & mundësitë e financimit për instalimin e paneleve fotovoltaike.

Instalim dhe konfigurim

Instalim dhe konfigurim Panele Fotovoltaike

ENPI sh.p.k ka eshte e përbërë nga elektriçistë dhe instalatorë me përvojë të cilët janë trajnuar në montimin dhe instalimin e paneleve fotovoltaike. Një pjesë e rëndësishme e projektit është edhe konfigurimi i sistemit sipas parametrave të duhur. ENPI sh.p.k kryen kontrolle teknike të impianteve fotovoltaike të cilat përfshijnë kontrollin e lidhjes së kabujve, kontroll të paneleve diellore dhe inspektim të inverterit për probleme të mundshme.

Mirëmbajtje periodike 

Mirëmbajtje periodike te Impianteve Fotovoltaike

Pastrim dhe inspektim periodik i impiantit tuaj me paisje profesionale dhe specifike për impiantet fotovoltaike. Për një jetëgjatësi të paneleve fotovoltaike është mjaft e domosdoshme edhe mirëmbajtja e tyre! Kompania jonë kryen kontrolle teknike të paneleve fotovoltaike të cilat përfshijnë kontrollin e lidhjes së kabujve, kontrollin e pasqyrave diellore dhe inspektimin e inverterit për probleme të mundshme.

Ku mund të instalohen panelet fotovoltaike


Panele fotovoltaike Rezidenciale

Panelet fotovoltaike gjejne perdorim ne apartamente dhe shtepi private (vila).  Sistemet fotovoltaike mund të instalohen në çati, tarraca, ballkone, toka, fasada, çati dhe garazhe. Kryesisht në çdo sipërfaqe, mundësisht me pamje nga jugu. Vitet e fundit numri i familjeve që kanë zgjedhur të instalojnë fotovoltaikë është rritur ndjeshëm dhe falë stimujve shtetërorë tashmë është bërë e mundur që çdokush të pajis shtëpinë e tij me një sistem fotovoltaik. Lexo me shumë

Panele fotovoltaike për Biznese

Çatitë e ndërtesave komerciale, magazinave dhe kapanoneve përfaqësojnë një potencial të madh për prodhimin e energjisë diellore, një zgjedhje e përshtatshme veçanërisht kur kostot e energjisë elektrike ndikojnë ndjeshëm në bilancin e kompanisë. Instalimi i një sistemi fotovoltaik në shërbim të një kompanie ka shume përparësi. Falë fotovoltaikëve, është e mundur të shfrytëzohen zona të papërdorura si çatitë, parkingjet dhe toka. Lexo me shumë

FAQ

FAQ – Pyetjet më të zakonshme rreth paneleve fotovoltaike


1.A është Shqipëria vënd i përshtatshem për shfrytezuar energjinë diellore?

Shqipëria vlerësohet nga ekspertët si një nga vendet më të favorshme në Europë për prodhimin e energjisë elektrike nga panelet diellore. Por vendi aktualisht prodhon rreth 1% të energjisë nga dielli, ndërsa pjesa tjetër e nevojave sigurohet nga hidrocentralet dhe importi.

2.Përse nevojiten panelet fotovoltaike?

Në fakt, panelet fotovoltaike janë thelbësore për kalimin në një sistem energjie më të pastër dhe më të qëndrueshëm, duke reduktuar ndikimin mjedisor, duke promovuar pavarësinë energjetike dhe për të mbështetur zhvillimin ekonomik.

3.Ku mund të montohen panelet fotovoltaike?

Panelet fotovoltaike mund të montohen në vende të ndryshme për të shfrytëzuar energjinë diellore në mënyrë efikase. Zgjedhja e vendndodhjes së montimit varet nga faktorë të tillë si hapësira e disponueshme, ekspozimi ndaj dritës së diellit dhe qëllimi i instalimit. Por vëndet më të zakonshme për montimin e paneleve fotovoltaike janë në çati dhe në tokë.

4.Sa kursejme me perdorimin e paneleve fotovoltaike?

Sasia e parave të kursyera nga përdorimi i paneleve fotovoltaike varet nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë madhësinë e instalimit diellor, kushtet lokale të dritës së diellit, modelet e konsumit të energjisë dhe koston e energjisë elektrike në zonën tuaj. Këtu janë disa faktorë që duhen marrë parasysh kur vlerësoni kursimet e mundshme.

5.Pse është e rëndësishme efiçienca e një paneli diellor?

Një panel me efiçiencë më të lartë do të prodhojë më shumë energji elektrike, për të njëjten sipërfaqe në një vend të caktuar. Efiçienca e panelit është në proporcion të drejtë me energjinë elektrike të prodhuar prej tij. Panelet elektrike që janë duke u instaluar aktualisht në Shqipëri kanë një efiçiencë prej 18% deri 20.5%.

6.Sa eshte kosto per instalimin e paneleve fotovoltaike?

Kostoja e instalimit të paneleve fotovoltaike (PV) mund të ndryshojë gjerësisht bazuar në disa faktorë, duke përfshirë madhësinë dhe llojin e sistemit, vendndodhjen, kostot lokale të punës dhe materialeve, si dhe çdo komponent ose veçori shtesë.

7.Si funksionon mirembajtja e paneleve fotovoltaike?

Mirëmbajtja e paneleve fotovoltaike (PV) është relativisht e thjeshtë dhe kujdesi i duhur mund të sigurojë jetëgjatësinë dhe performancën optimale të instalimit diellor. Këtu janë aspektet kryesore të mirëmbajtjes së paneleve fotovoltaike: Pastrimi i rregullt, Monitorimi i performancës, Inspektimi për dëmtime, Kontrolli për hijezim, Inspektimi i instalimeve elektrike dhe lidhjeve, Mirëmbajtja e inverterit.

Projekte të realizuara me sukses

Mbetemi gjithmonë në kërkim të zgjidhjeve inovative, duke marë përsiper kërkesat më unike tuajat, dhe duke ofruar zgjidhjen alternative për projektet tuaja.

Cilat biznese përfitojnë nga Instalimi i Paneleve Fotovoltaike?

Fabrikat dhe Industrinë e Prodhimit
Hotele dhe Resorte Turistike
Biznese Agrare dhe Ferma
Qendrat Tregtare dhe Supermarketet
Restorantet dhe Baret
Shkollat dhe Institucionet Arsimore
Kompani IT dhe Data Centers
Klinikat dhe Spitalet Private
Kompani Transporti dhe Logjistike

Partnerët tanë

Ata me të cilët bashkëpunojmë dhe besojnë në punën tonë. Ata që na ndihmojnë të ecim përpara me sfida dhe projekte të reja.